Per Ne

Mirë se vini në DUKAGJINI RESIDENCE!

“Dukagjini Center” ka pozitë ideale në afërsi të rrethrrotullimit jug perëndimor në Unazën Qëndrore të Prishtinës, lidhje të drejtpërdrejt me Unazën e Brendshme dhe kalim të lehtë në Unazën e Jashtme apo kyçje në autostradë. Në kontekstin e zonës si pjesë e lagjes Lakrishtë, Dukagjini Center zhvillohet si objekt i vetëm në kuadër të bllokut urbanistik A1 dhe në tërë perimetrin e kompleksit të hapur, me një sipërfaqe jashtëzakonisht të madhe të hapësirës me karakter të shfrytëzimit publik.
Modernizimi i planifikuar i infrastrukturës rrugore dhe zhvillimit të avancuar të transportit publik nga ana e autoriteteve lokale dhe qëndrore, krijon mundësi të mobilitetit komfor në drejtim të qendrës së qytetit. Ndërsa afërsia me Stacionin e Trenit dhe atë të autobusëve lehtëson në tërësi arritjen deri tek Dukagjini Center nga çfarëdo drejtimi.

Apartmentet

Nga A1 deri C5

Të gjitha banesat janë të organizuara në tri lamella: A, B dhe C.
Në mesin e 228 njësive të banimit, janë tri kategori kryesore të banesave për nga tipologjia, bazuar në numrin e dhomave të gjumit. Sipas projektit, në kuadër të katit karakteristik në të dy lamellat, nga numri i përgjithshëm prej 18 banesa (A-9 banesa, B-4 banesa dhe C-5 banesa) janë të organizuara:
- banesa me nga 1 dhomë gjumi 2
- banesa me nga 2 dhoma gjumi dhe 12
- banesa me nga 3 dhoma gjumi 4

Kliko për më shumë.

A1 105.94 m2

Kliko për më shumë.

A2 103.67 m2

Kliko për më shumë.

A3 96.71 m2

Kliko për më shumë.

A4 96.71 m2

Kliko për më shumë.

A5 96.19 m2

Kliko për më shumë.

A6 99.64 m2

Kliko për më shumë.

A7 123.61 m2

Kliko për më shumë.

A8 131.38 m2

Kliko për më shumë.

A9 75.47 m2

Kliko për më shumë.

B1 90.75 m2

Kliko për më shumë.

B2 127.29 m2

Kliko për më shumë.

B3 92.13 m2

Kliko për më shumë.

B4 106.06 m2

Kliko për më shumë.

C1 92.76 m2

Kliko për më shumë.

C2 125.00 m2

Kliko për më shumë.

C3 92.64 m2

Kliko për më shumë.

C4 70.62 m2

Kliko për më shumë.

C5 93.92 m2

Galeria

Funksionet dhe komfori i banimit

Hapësira e banimit

Është e kufizuar me mure prej 20 cm në raport me korridorin e përbashkët, “sandëich” mure 2×12.5 cm +izolimi zanor në pozitën kufizuese me njësitë fqinje banesore, dhe me mure prej d=25 cm në pozitën e mureve të fasadës.

Holli hyrës në banesë

Është i organizuar me hapësirë të mjaftueshme për montimin e dollapit të gardërobës; i shtruar me qeramikë dhe i pajisur me tabelën shpërndarëse për energji elektrike dhe nënstacionin e ngrohjes për njësinë banesore.
Korridori Varësisht nga përmasat e banesës, funksionalisht do të lidhë kthinat e banesës mes vete, e në disa raste edhe të përkufizojë zonën intime të banesës. Në tërësi do të jetë i shtruar me parket të lameluar, me furnir natyral bungu.

Dhoma e ditës dhe tryezaria

Si njësi të veçuara, në të gjitha rastet do të kenë lidhje direkte me kuzhinën dhe domosdo daljen në hapësirë të ballkonit apo logjës.

Dhomat e gjumit

Varësisht nga tipi, do të jenë të ndërtuara duke respektuar përmasat minimale të kërkuara sipas standardeve për këto hapësira.

Kuzhina

Do t’i ketë të kryera instalimet e nevojshme për pajisjet që do të montohen. Për porosinë e kuzhinës, klientët do të pajisen me plane të detajuara për pozitën specifike të elementeve kyçe të kuzhinës.

Banjat dhe tualetet

Dhe në raste të veçanta edhe hapësirat e lavanderisë, do të jenë në tërësi të veshura me qeramikë. Banjat dhe tualetet do të jenë të pajisura në tërësi me elemente hidrosanitare. Ndërsa në raste ku ka lavanderi, instalimi do të jetë i kompletuar për kyçje të rrobalarëses dhe rrobatharëses.

Depot doracake

Janë të organizuara në çdo njësi banimi në afërsi të kuzhinës dhe varësisht nga madhësia ato do te kenë mbyllje me derë standarde apo edhe të tipit rrëshqitës.

Ballkonet dhe logjat

Përveç përpunimit të tërësishëm të sipërfaqeve dhe rrethojës metalike, do të kenë të montuar edhe sistemin e paneleve rrëshqitëse për të mundësuar mbylljen fizike, jo- termike të hapësirës