A7

Ambient superluksoz! Jeni në vendin e duhur.

Nëse jeni të interesuar për hapësirë të madhe e cila ofron komoditet për të gjithë anëtarët e familjes dhe mysafirët, kjo banesë ofron një mundësi të tillë. Ka tre dhoma gjumi; siguron ndriçim të madh natyral dhe ka një garderobë shumë komfore. Dhomat e gjumit dhe banjo ofrojnë opsionin e veçimit dhe krijimit të zonës private. Në ballkonin e kësaj banese me pamje nga parku, ka qasje dhoma e ditës dhe një nga dhomat e gjumit.