Përpunimi i sipërfaqeve dhe materialet

BANESAT

Ne kemi gjithçka që dëshiron

Dukagjini Residence ka një angazhim të fortë për përsosmëri dhe cilësi të lartë ndërtimi!

Dera e hyrjes ne banesë

E porositur enkas për këtë projekt, me një dizajn të këndshëm dhe modern, me gjerësi prej 1.0 m’ dhe e pajisur me kyç të sigurisë, do t’i përmbushë të gjitha kërkesat e domosdoshme në aspektin e sigurisë dhe zhurmës.

Muret dhe plafonet

Në sipërfaqe, në tërësi do të jenë të patinuara dhe të ngjyrosura me ngjyrë bazë deri në zbardhje të plotë. Vlen të ceket se të gjitha muret në brendi, që ndajnë hapësirat e dhomave mes vete do të jenë të punuara si “sandwich”mure të trashësisë cca 12 cm, me pllakë të dyfishtë dhe izolim zanor të mjaftueshëm. Në masë të madhe, kjo zgjidhje do të mundësoj fleksibilitet në raste të modifikimeve të mundshme të hapësirës së dhomave.

Dyert e brendshme

Do të jenë të punuara nga materiale mdf (me diapan) dhe do të jenë me ngjyrë të bardhë. Variacionet e përpunimit të dyerve do të jenë të mundshme në marrëveshje me punëkryesin e këtij pozicioni zejtar.

Dyshemetë

Dyshemetë nga qeramika, do të jenë të punuara me pllaka përkatëse, varësisht nga destinimi i hapësirës. Kështu lehtë mund të dallohen tipet që përdoren në korridorin e përbashkët, hollin hyrës të banesës, nyjen sanitare, kuzhinë, depo doracake dhe ballkone/logja. Ndërsa korridoret e brendshme të banesës, dhoma e ditës me tryezari dhe dhomat e gjumit, do të jenë të shtruara me parket të lameluar tre-shtresor, në sipërfaqe dru bungu.